Vuçiq: Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë më shpejt se që pritej

Lufta në Ukrainën e ka shtyrë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ketë frikë pasi ka thënë se është duke u frikësuar, nga një luftë më ashpër se ajo e Stalingradit ku kishin humbur jetën rreth 2 milionë njerëz sipas tij, dhe ai nuk ka dijeni se çfarë do të bëjnë serbët në këtë kohë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para samitit të BE-së

I pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se ka frikë, se mund të  ndodh një betejë e ngjashme me  atë të Stalingradit, ku si pasojë e luftimeve të forcave naziste për ta marrë qytetin kishin vdekur rreth 2 milionë njerëz.

“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, ka thënë Vuçiq, teksa ka shtuar se  “ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten tonë”.

“A do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne dhe me këtë zotim e besim të shikojmë në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Sipas presidenti, Serbia po përballet me një “periudhë të vështirë, më të vështirë se ajo e viteve të 90-ta”.

Ka përfunduar duke thënë se është i shqetësuar për situatën globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ka “frikë më shumë se kurrë nga ajo që i pret Serbisë” raporton N1 transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika