Vuçiq planfikon ta vizitojë Kosovën

Në mbledhjen e bordit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Në mbledhjen e bordit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Në këtë takim, Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë të flasim atje”, ka thënë Vuçiq.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Beogradin më 13 dhe 14 mars.

Lajçak ka qëndruar në Kosovë më 9 dhe 10 mars. Fillimisht ai takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Pas takimit me Lajçakun, Kurti u shpreh i gatshëm që më 18 mars në Ohër ta nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Më 10 mars, ai ka zhvilluar bisedime me partitë opozitare në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak është shprehur se qëllimi i vizitës së tij dyditore është që të dëgjojë qëndrimin e Kosovës lidhur me propozimin evropian për normalizim, për të cilin palët u pajtuan gjatë takimit të 27 shkurtit, në mënyrë që në takimin e radhës në Ohër, palët të mund të bëjnë hapin e radhës, atë të finalizimit të marrëveshjes. Tani, BE-ja po punon me palët në planin e zbatimit të këtij propozimi.

Propozimi evropian përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së. REL

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika