Xhaçka: Lufta në Ukrainë po kërcënon sigurinë e ardhshme globale të ushqimit

Në Këshillin e Sigurimit (KS), Ministrja e Punëve Jashtme, Olta Xhaçka ka paralajmërua një krize ushqimore nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë  

Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lufta në Ukrainë po kërcënon sigurinë e ardhshme globale të ushqimit.

Në këtë takim, Xhaçka kishte marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Këshillin e Sigurimit.

Kryediplomatja shiptare në ditën e dytë të debatit për “Konfliktin dhe Sigurinë Ushqimore”, ka thënë se vlerëson autoritetet amerikane pë ngritjen e çështjës për furnizimin me ushqimi dhe vështirësitë të cila vijnë si pasoj e luftës në Ukrainë, ku kjo gjendje ishte bëre temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit (KS).

“Konfliktet kontribuojnë në thellimin e pabarazive ekzistuese. COVID-19 dhe ndryshimet klimatike e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën”, ka shtuar Xhaçka.

Sipas saj, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës po përkeqëson edhe më tej sigurinë globale ushqimore.

Ndër të tjera, Xhaçka theksoi se ndërprerja e prodhimit dhe rritja e çmimeve, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese.

Ajo bëri thirrje para anëtarëve të Këshiilit të Sigurimit (KS), që nuk duhet të lejohen njerëzit të vdesin nga uria në shekullin e 21-të.

Antony Blinken

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit (KS), theksoi kryediplomatja shqiptare, është një thirrje për veprim, bazuar në parimet humanitare.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme shtoi se duhet një rol më aktiv i KS-së, në shqyrtimin e “urisë” së shkaktuar nga ky konflikt.

“Trajtimi i pasigurisë ushqimore, kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar shumëpalësh”, kishte dekaluar ajo.

Ajo konsideroi se së pari, duhen adresuar shkaqet e krizave ushqimore. Më pas duhet një reagim i koordinuar multi-sektorial, që të zvogëlohet rreziku i një konflikti të ardhshëm.

“Nëse duam t’i japim fund urisë, duhet të veprojmë për të parandaluar dhe ndaluar konfliktet”, bëri thirrje zyrtarja shqiptare.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika