Xhaferi kritikon Vetëvendosjen dhe Kurtin: Kjo është krizë e shkaktuar nga mendësia njëpartiake

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka komentuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar situatën aktuale politike si pasojë të një “kryeneçësie politike” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në një intervistë në “FIVE” të TV Dukagjinit, Xhaferi ka thënë se masat është dashur të ndërmerren më herët, duke pasur parasysh se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është drejt fundit.

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

“Ne kemi besuar që të ketë pak më herët masë të përkohshme sepse jemi edhe katër ditë në përmbyllje të afatit ligjor që ka Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Kemi një vendim të Gjykatës Supreme, ku realisht nuk kemi zbatim të tij nga zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe po hyjmë në muajin e 6 pas procesit zgjedhor”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se situata ka degraduar për shkak të mungesës së respektimit të rregullave institucionale dhe të parimeve demokratike

“Dhe krejt kjo është një përballe politike me një kryeneçësi politike, që nuk e njeh gjuhën e komunikimit, po e njeh vetëm gjuhën e përçarjes dhe të sundimit. Një mendësi politike që e ka një mendësi njëpartiake. Dhe normalisht që kjo është problemi thelbësor i situatës ku jemi. Nëse nuk njeh vendimet e Kushtetuese, që edhe vetë presidentja ka thënë që duhet pyeten deputetët a janë pro apo votimit të fshehtë. Gjykata Supreme thotë se kryeministri dhe ministrat nuk duhet të jenë aty ku janë, por vetëm në parlament. Unë vetëm kam qenë drejtor i Investimeve (në Prishtinë) dhe para 6 muajve kamë dhënë dorëheqje për të kaluar në Parlamentin e Kosovës. S’mund te jesh edhe deputet dhe ministër edhe në krejt postet politike”, ka shtuar Xhaferi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika