Xhemajli: Në vitin 1982 kam rënë në pranga të UDB-ashve shqiptarë

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli, ka rrëfyer ekskluzivisht në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini për torturat çnjerëzore të shkaktuar nga disa shqiptarë që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB.

Xhemaili tha se fillimisht në prangat e UDB-ashve ka rënë më 14 dhjetor të vitit 1982. Por, atë kohë nuk ishte e para, pasi në vitin 1979 ishte arrestuar bashkë me vëllain e tij Emrushin bashkë me disa pjesëtarë si grup.

Xhemaili ka përmbledhur punën e tij atë kohë si “veprimtari e fshehtë për liri dhe pavarësi  si arsyeje kryesore e arrestimit të tij nga disa shqiptarë kundër shqiptarëve.

“Më 14 dhjetor 1982 kam rënë në pranga, kam qenë edhe më parë ngapak 1979, Emrushi, tri vite më I vogël se unë. Ai është arrestuar bashkë me një grup, isha edhe unë aty, nuk më treguan. Unë e vazhdova me veprimet. Asaj organizate i ka prirë Imer Grainca, Emrushi dhe Xhafer Morina është dënuar.

Shaban Isufi, Fatmir dhe Sylë Bytyqi, Halil Selimi e vazhduam barren.

Një vit më vonë u zgjerua organizata, u kthye nga ushtria Mustafa me Rrahimin , Mexhid Salihu. U fuqizuam edhe në kuptimin e mendjes. U bashkuam edhe me organizatën ArbaniKos, të Emin Krasniqit, profesor nga Kamenica. Një organizatë e respektuar atdhetare.

Me formimin e Lëvizjes Për Çlirimin Kombëtar të Kosovës u krijuan platforma, programi, statutin dhe planin aksionar dhe vazhduam të punojmë. Këtë situatë na gjetën demonstratat e 1981. Kemi marrë pjesë në demonstrate dhe material propagandastike.

Kemi bërë përgatitje shumë të fuqishme për të vazhduar organet e lirisë, pasi që ranë organizatat e tjera. Rëmbyem të fotokopjojmë. Qeto momente kanë ranë gjurmë dhe më arrestuan”, rrëfeu Xhemajli.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika