Y. Hoxha: Besnik Bislimi s’është i vetmi që po flet për luftë

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se reagimi i zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ku ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shatorit, nuk është i vetmi që po flet për një ‘luftë’ të mundshme në vend.

Hoxha kështu u shpreh tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini duke shtuar se ‘është e vështirë të bëhet një analizë reale e sigurisë’ por që duhet të ketë një përgjigje adekuate.

“Nëse e shtimë parametrin e kritikës armiqësore politike, nëse e merr pjesën e skajshme të retorikës së komunikimit publik. E ki të vështirë me e bë analizën reale të sigurisë. Nuk është i vetmi Besnik Bislimi i cili flet për  këtë çështje, janë duke folur një mori njerëzish, institucionesh, përfaqësues ndërkombëtarë të cilët ngrenë alarmin për këtë situate. Besoj që duhet të ketë një përgjigje adekuate, serioze për të analizuar pavarësisht antagonizmave politik që janë shtuar si pjesë e jetës sonë”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se nuk duhet të kemi ‘komoditet’ se i tejkalojmë këto çështje nga paralajmërimet e njerëzve nga mbarë bota, qoftë nga Zelensky apo edhe njeriu i parë i SHBA-ve në NATO.

“Prej paralajmërimeve nga raporti i CIA-së dhe dëshmia e gjeneralit amerikan, njeriut të dytë të NATO-së dhe njeriu i pare të SHBA-ve në NATO, para disa ditësh para Senatit Amerikan dhe piskamat e Zelenskyt të herëpashershme dhe njerëzve të tij karshi alarmit se në Ballkan mund të jetë fronti i dytë i hapur. Nuk janë çështje që mundemi me tejkalu me komoditet se e kemi NATO-në dhe do të tejkaloi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika