YIHR vendos një pllakë për memorialin që iu dedikohet mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur

YIHR në ditën Kombëtare për të Zhdukurit, ka vendosur një pllakë ku tregohet, për memorialin që iu dedikohet mbi 1 mijë e 621 personave

YIHR në ditën Kombëtare për të Zhdukurit, ka vendosur një pllakë ku tregohet, për memorialin që iu dedikohet mbi 1 mijë e 600 personave.

Me këtë aktivitet, apo siç e kanë quajtur aksion simbolik, nisma e të rinjve ka dashur që të jap një kritikë institucioneve të Kosovës, të cilët nuk kanë bërë mjaftueshëm për të memorizuar krimet e luftës dhe kujtimin për të zhdukurit me dhunë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë thënë se kjo çështje duhet të trajtohet si çështje humanitare e jo të politozohet, dhe se presin që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të i jepet zgjidhje fatit të personave të pagjetur.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999 janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive të tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova, t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika