LVV-ja ende s’ka publikuar listën e kandidatëve, Ymeri: Mund të ketë pazare të brendshme

Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar vonesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025.

Në “Debat Plus”, Ymeri ka thekuar se derisa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK tashmë kanë prezantuar listat e tyre, LVV-ja ende nuk e ka prezantuar këtë listë.

“Është dashur të përfundojë sot procesi, që të dorëzohen listat në ora katër, dhe më pas u shty deri në orën 00:00. Arsyetimi i KQZ-së ke që nuk kanë ditur ta përdorin platformën digjitale ose nuk ka funksionuar ajo. Mirëpo reagimi nuk ka qenë fare aty, por tek partitë opozitare që nuk i kanë dorëzuar me kohë. Më pas partitë opozitare i publikuan listat zyrtare në publik vetëm LVV-ja nuk ka publiku listën”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se vonesa e Vetëvendosjes mund të lidhet me pazare të brendshme dhe procese të komplikuara.

“Nuk dua të them që nuk e ka përfunduar listën por po lidhet që të tri partitë opozitare i publikuan listat. Nëse VV-ja është vonuar domethënë që po tregohet se ende ka pazare e kacafytje ku ta di unë… Domethënë procese këto që janë tejet të vështira”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika