Zbatimi i ligjit të duhanit, Peci: Nga 683 inspektime, kemi hasur në 149 raste të shkeljes së ligjit

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se që nga nisja e zbatimit për ligjin e duhanit e deri më tani, nga 683 inspektime gjithsej, 149 kanë rezultuar të jenë raste të shkeljes së ligjit.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka theksuar se ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë t’i shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore që e ka përcaktuar ligji.

“Nga data 16 deri me sot kemi realizuar 683 inspektime nga të cilat kemi hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat”, shkroi Peci.

Ai ka thënë se vetëm po bëjnë detyrën për të cilën janë mandatuar.

“Ajo që po me bën të ndjehem krenar, është kultura e masave qytetare të cilët po e shprehin në respektim të vullnetshëm të ligjit. Në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin. Duhanpirës dhe joduhanpirës po i shijojnë shërbimet e kafiterive tona pa tym duhani. Do ju dëshmojmë përkushtimin tonë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve”, shtoi ai.

10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

Ministri Faton Peci njoftoi se ka kërkuar nga AUV masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.

Ligji i miratuar që nga 2013-ta, ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura e vende publike por që nuk është respektuar plotësisht asnjëherë.

Madje, ka pasur raste kur ky ligj nuk është respektuar as brenda Kuvendit të Kosovës nga ata që i miratojnë këto ligje.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika