Zelensky pas sulmit në Moskë: Putini po përpiqet t’ia hedhë fajin dikujt tjetër

Gjtatë ditës së shtunë ndodhi një masakër me armë zjarri në një sallë koncertesh pranë Moskës, dhe presidenti Vladimir Putin u zotua të gjurmojë dhe ndëshkojë ata që qëndrojnë pas sulmit, e për këtë ka reaguar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Efrem Lukatsky/AP

Përmes një postimi në X, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur se për ngjarjen e ditës së shtunë, Putin po mundohet t’ia hedh fajin dikujt tjetër.

“Ajo që ndodhi dje në Moskë është e qartë dhe Putini dhe llumrat e tjerë po përpiqen t’ia hedhin fajin dikujt tjetër. Metodat e tyre janë gjithmonë të njëjta. I kemi parë të gjitha më parë. Pati shtëpi të hedhura në erë, të shtëna masive dhe shpërthime. Dhe ata gjithmonë fajësojnë të tjerët. Ata erdhën në Ukrainë, dogjën qytetet tona dhe më pas u përpoqën të fajësonin Ukrainën,” ka shkruar Zelensy.

Poashtu ai u shpreh se Rusia torturon dhe përdhunon njerëz e pastaj fajin e hedhin tek të tjerët.

“Ata torturojnë dhe përdhunojnë njerëzit – dhe pastaj i fajësojnë ata. Ata kanë sjellë qindra mijëra terroristë të tyre në territorin ukrainas dhe po bëjnë luftë kundër nesh, por nuk u intereson çfarë ndodh brenda vendit të tyre. E gjithë kjo ndodhi dje, dhe në vend që të kujdesej për qytetarët e tij rusë dhe t’u drejtohej atyre, ky turp Putin heshti për një ditë, duke menduar se si ta lidhte këtë me Ukrainën,” shtoi ai.

Teksa shtoi se Rusia duhet të humbas.

“Gjithçka është plotësisht e parashikueshme. Ata qindra mijëra rusë që tani po vrasin në tokën ukrainase sigurisht që do të mjaftonin për të penguar çdo terrorist. Dhe nëse rusët janë të gatshëm të vdesin të qetë në “crocuses” dhe të mos vënë në dyshim shërbimet e tyre speciale, Putin do të përpiqet të shfrytëzojë më shumë nga këto situata për pushtet personal. Terroristët duhet të humbasin gjithmonë.”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika