Zelensky pas sulmit rus: Do të hakmerremi kundër tyre, do t’i japim një përgjigje të fuqishme Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të hënën gjatë një vizite në Varshavë tha se Ukraina do të hakmerret pasi një sulm raketor rus vrau të paktën 29 njerëz dhe dëmtoi një spital për fëmijë në Kiev, vizitë kjo gjatë së cilës nënshkroi një pakt sigurie me Poloninë.

Ndërsa, liderët botërorë përgatiten për të shkuar në një samit të NATO-s që fillon të martën në Uashington, Zelenskiy u bëri thirrje aleatëve të Kievit që t’i japin një përgjigje të vendosur sulmit të së hënës gjatë një konference për shtyp që filloi me një minutë heshtje për viktimat.

“Do të doja gjithashtu të dëgjoja nga partnerët tanë për një qëndrueshmëri më të madhe dhe një përgjigje të fortë ndaj goditjes që Rusia i ka dhënë edhe një herë popullit tonë, tokës tonë, fëmijëve tanë”, u shpreh ai.

Teksa shtoi se për këtë sulm do të ketë hakmarrje.

“Ne do të hakmerremi kundër këtyre njerëzve, do t’i japim një përgjigje të fuqishme nga ana jonë Rusisë, me siguri.”

Zelensky tha se Kievi dëshironte të ishte në gjendje të përdorte armët e furnizuara nga partnerët e tij për të goditur vendet në Rusi nga ku po fillonin sulmet.

“Mendoj se do të donim vërtet të merrnim një vendim të tillë nga partnerët tanë”, shtoi ai.

Ukraina ishte duke pritur për hapa konkretë nga partnerët e saj perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore dhe për të mbrojtur sektorin e saj të energjisë.

Ai tha se Kievi po iniconte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me sulmin rus.

LEXO EDHE: Të paktën 20 të vrarë në Ukrainë, sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se Polonia po diskutonte se si mund të ndihmonte në sigurimin e energjisë për Ukrainën përpara dimrit, pasi Rusia synon infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Tusk tha gjithashtu se Polonia ishte e hapur ndaj idesë për të rrëzuar raketat ruse që po shkonin drejt territorit të NATO-s, ndërsa ato ishin ende mbi tokën ukrainase.

“Ne kemi nevojë për bashkëpunim të qartë brenda NATO-s këtu, sepse veprime të tilla kërkojnë një përgjegjësi të tillë të përbashkët të NATO-s, ne jemi të hapur ndaj saj, logjika tregon se ky do të ishte absolutisht një veprim më efektiv,” raporton Reuters.

Marrëveshja me Poloninë ishte pakti i 21-të i tillë që Kyevi ka nënshkruar me vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika