“Zemër, ke dështu”, LDK-ja me aksion simbolik për qeverinë

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Një performancë artistike, në një zemër që simbolizon 14 shkurtin – Ditën e të Dashuruarve, kanë shkruar “Zemër ke dështu

Pamje nga aksioni simbolik

Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar në trevjetorin e qeverisjes të udhëhequr nga Albin Kurti përmes një aksioni simbolik të mërkurën.

Në ditën e Shën e Valentinit, LDK-ja i ka çuar një zemër qeverisë, në të cilën, ka shkruar “Zemër, ke dështu”.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se aksioni i tyre ka për qëllim t’ia përkujtojnë qeverisë dështimet në shumë sfera. Guri para mediave përmendi, siç tha, dështimet për këto vite qeverisje.

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar qeverisë se po i përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetarë i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët, të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën me vitale të shoqërisë sonë, rininë”.

“Problemet me të cilat ballafaqohemi sot, nga shtrenjtimi i produkteve bazike për jetesë dhe i energjisë elektrike, deri te dështimet e njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi që shpërfaqen me debaklin në testin PISA, me listat e gjata të pritjes në spitalet tona dhe me qytetarët që duhet të udhëtojnë për trajtim jashtë vendit, po e bëjnë jetën tonë këtu të papërballueshme”, deklaroi ai.

“Zemër ke dështu”

“Dashuria zgjat një jetë, por mandati katër vjet”, shkruhet në një tjetër mesazh të forumit rinor të LDK-së për Qeverinë.

Dashuria zgjat një jetë, por mandati katër vjet

“Zemër ke dështu”, “Zemrën plot, kuletën thatë”, “Me zemrën në darkë, por zemrën jashtë vendit”, janë disa thëniet që të rinjtë e LDK-së kishin shkruar.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika