Zeqiri: Rreth 100 dorëheqje nga Policia gjatë 2023-tës, shumica me përvojë mbi 10-vjeçare

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Zeqiri ka theksuar se shumica e tyre janë me një përvojë mbi 10 vjet

Imer Zeqiri

Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se gjatë vitit 2023 rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.

Duke theksuar se të shumica (e të dorëhequrve) prej tyre janë më përvojë mbi 10-vjeçare, Zeqiri ka shtuar se dorëheqja po bëhet për shkak të kushteve jo të mira.

“Deri në fund të nëntorit të viti të kaluar, dorëheqje vullnetare kanë dhënë nga policia 87 zyrtarë policorë. Pa përfshirë muajin dhjetor, e që mendoj që ka rritur shifra afër 100 dorëheqje e që nuk janë pak. Po e them me pak përjashtime, mund të jetë ndonjë zyrtar që ka filluar para tre ose katër vitesh, përndryshe, të gjithë ata janë më një përvojë 10 ose 15-vjeçare në Policisë e Kosovës… është për dhimbje, për keqardhje se ne po dëmtohemi si institucion, po dëmtohet vetë shteti e në këtë rast vetë populli, kur e di që një pjesë e profesionistëve po ikin për shkak të mbijetesës, nuk po kërkojnë luks”, ka thënë Zeqiri në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika