Zëvendësministri i Drejtësisë merr pjesë në Punëtorinë për Arbitrazhin e Investimeve

Vigan Qorrolli, zëvendësministër i Drejtësisë, ka marrë pjesë në Punëtorinë për Arbitrazhin e Investimeve (ISDS), ku ka thënë se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në inkurajimin e qytetarëve dhe të bizneseve për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve

Foto e postuar nga Ministria e Drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë në Punëtorinë për Arbitrazhin e Investimeve (ISDS).

Zëvendësministri Qorrolli ka thënë se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në inkurajimin e qytetarëve dhe të bizneseve për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve.

Në këtë kuptim, zëvendësministri Qorrolli është shprehur se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkretë për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve, duke përmendur kështu Ligjin për Gjykatën Komerciale, i cili është materializuar me ngritjen e Gjykatës Komerciale dhe i jep kësaj të fundit kompetencë t’i zhvillojë me prioritet procedurat e arbitrazhit.

“Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se mbetet akoma të punohet për avancimin e rolit dhe ruajtjen e imazhit të arbitrazhin në vendin tonë”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Punëtoria e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe GIZ-i gjerman, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të diskutohet për fazat e arbitrazhit të investimeve dhe procedurat.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika