Zëvendësministrja Gashi përfaqëson Kosovën në Samitin e 7-të të Selanikut

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka përfaqësuar Kosovën në Samitin e shtatë të Selanikut që ka nisur dje punimet. Ajo ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Përmbushja e premtimit të BE-së - Sa shpejt?”

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka përfaqësuar Kosovën në Samitin e shtatë të Selanikut, që ka nisur punimet të martën e 21 nëntorit.

Zëvendësministrja Gashi ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Përmbushja e premtimit të BE-së – Sa shpejt?”, në një panel me folës kryesorë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, e ku ndër të tjerash u diskutua mbi mundësitë dhe sfidat e integrimit të Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në adresimin e saj, zëvendësministrja Gashi ka theksuar se Kosova mbetet një partner aktiv dhe i përkushtuar drejt stabilitetit dhe demokratizimit në rajon dhe në rrugën e saj evropiane. Po ashtu, ka potencuar se Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm “Planin e Rritjes” për Ballkanin Perëndimor, të cilin e sheh si hap në drejtimin e duhur. Pas shumë vitesh stagnimi, pakoja e zgjerimit e publikuar së fundmi rikthen shpresën për fokus te zgjerimi i BE-së.

“Integrimi i përshpejtuar ekonomik dhe konvergjenca në të ardhura me BE-në dhe brenda Ballkanit Perëndimor, përkon me përkushtimin tonë dhe progresin e arritur në kriteret ekonomike gjatë viteve të fundit. Së shpejti, Kosova do të prezantojë dhe planet, projektet kyçe e synimet e saj nga përfitimi i këtyre fondeve të BE-së”, ka thënë zëvendësministrja Gashi.

Zëvendësministrja Gashi ka nënvizuar se nuk mund të flitet për të ardhmen e rajonit ndërkohë që stabiliteti është ende i lëkundshëm dhe i penguar nga mungesa e sigurisë dhe nga përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës, siç ishte edhe akti i fundit i agresionit ndaj sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare në Banjskë.

“Ne nuk duam konflikte në rajon. Ne duam paqe dhe siguri. Ne kemi treguar pjekuri dhe profesionalizëm maksimal në reagimin ndaj sulmit terrorist të Banjskës. Por, pavarësisht përkushtimit të Kosovës për stabilitet dhe paqe, dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne nuk mund të vazhdojmë përpara nëse kemi standarde të dyfishta që përdoren ndaj Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë tutje zëvendësministrja Gashi.

Përgjatë panelit u diskutua edhe për rëndësinë për harmonizim të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane dhe nevojën për reformat rrënjësore për adresimin e sundimit të ligjit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika