Zjarri gjigant i karburantit ka përfshirë hekurudhat dhe shtëpitë e Meksikës

Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë treni dhe disa shtëpi në Meksikën Qendrore të premten, kjo ndodhi pas një aksidenti me kamion i cili ishte me karburant

Zjarri i karburantit përfshin hekurudhat dhe shtëpitë e Meksikës Foto: BBC





Një zjarr ka përfshirë një linjë treni dhe disa shtëpi në Meksikën Qendrore, ky zjarr erdhi pas një aksidenti me kamion i cili ishte me karburant.

Treni po barte mallra, ndërkohë gjatë kalimit është vërshuar mes flakëve.

Ndërkohë, BBC-ja ka treguar se më shumë se 1500 njerëz janë evakuuar, ndërsa disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.

Sa u përket vdekjeve nuk raportohet të ketë njerëz të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital.

Leo Montanez, kryebashkiak, ka folur për 300 shtëpi që ndodhen rreth zonës së përplasjes, që 120 prej tyre ka thënë se janë dëmtuar.

Ndërkaq se si ka ndodhur përplasja nuk dihet ende. Raportet fillestare kanë thënë se kamioni është përplasur me trenin, por Reuters ka thënë se kamioni ka goditur një mbikalim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur afro 200 zjarrfikës, te cilët po përpiqen të ndalojnë zjarrin.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika