Zv.drejtori i PK-së dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se u keqtrajtua

Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Jarinjë dhe është dërguar në Rashkë. Pos ndalimit, burime brenda organeve të sigurisë, i kanë thënë Dukagjinit se ai edhe është keqtrajtuar

Ishte duke kaluar pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë por nuk iu lejua të vazhdoj të përfundoj rrugën për aty ku e kishte destinacion, Kosovën.

Bëhet fjalë për zv.drejtorin e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, të cilin në pikën kufitare e kanë ndaluar Policia serbe.

Burime të Dukagjinit brenda organeve të sigurisë kanë treguar që të njëjtin e kanë dërguar në Rashkë dhe po dyshohet që ai edhe është keqtrajtuar.

Dukagjini poashtu ka mësuar se Jankoviq, për shkak se është pjesë e institucioneve të Kosovës, është ndaluar me pretendimin se ka kryer veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

Reagim ka pasur edhe nga zyrtar të Qeverisë së Kosovës. Këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj, duke folur për ndalimin që u është bërë qytetarëve të Kosovës, ka përmendur edhe rastin e zv.drejtorit të Policisë.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka deklaruar ai.

Televizioni ka tentuar të flas me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani për të kuptuar më shume informata për situatën e zëvendës drejtorit por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

 

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika