Zv.ministri Radomiroviq pritet me fishkëllima në Leposaviq

Dhjetëra serbë lokalë e kanë pritur me fishkëllima zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, i cili ka tentuar të hyjë në ndërtesën e komunës me disa zyrtarë për të vizituar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi

Mëngjesin e së mërkurës, dhjetëra serbë lokalë e kanë pritur me fishkëllima zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, i cili ka tentuar të hyjë në ndërtesën e komunës.

Siç raporton Kossev, ai është pritur me fishkëllima nga serbët lokalë pasi po tentonte të hynte në ndërtesën komunale me një grup prej dhjetë personash për të vizituar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Ndryshe, më 25 maj, Radoica Radomiroviq është emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i Radomiroviq erdhi pasi kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, liroi nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës drejtohet nga politikani serb, Nenad Rashiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika