Zv.ministri: Serbia në PE me propagandë, thoshte të pavërteta për Kosovën

Arbër Vokrri, zv.ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se në Parlamentin Evropian, Serbia kishte bërë propagandë dhe se kishte thënë të pavërteta për Kosovën

Arbër Vokrri, zv.ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

“Ajo që ata (Serbia) e thonin gjatë sesionit dëgjimor ishte e pavërtetë…Ata e shtyenin përpara narrativën e regjimit të Vuçiqit, ndër të pavërtetat që i thanë, mund t’ju konfirmoj se asnjë teori që e thonin nuk ishte e vërtetë. Thonin se Republika e Kosovës, veçanërisht Qeveria aktuale është duke ua marrë të drejtën civile, duke ua marrë pronat, është duke ndërtuar në mënyrë ilegale baza ushtarake…”.

Kështu u shpreh Arbër Vokrri, zv.ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, derisa tregoi se çfarë kishte thënë pala serbe në Parlamentin Evropian.

Vokrri, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, u shpreh se kanë një pakënaqësi me atë që u ballafaquan në Parlamentin Evropian.

“Por, nuk është kjo ndjenja dominuese sepse atje takuam edhe miqtë e Republikës së Kosovës, zyrtarë të Parlamentit Evropian, deputetë, të cilët ishin të mirinformuar dhe që në vazhdimësi janë në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vokrri.

Vokrri është shprehur se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kishte ndryshuar qëndrim.

“Ajo e koordinonte, apo e lehtësonte veprimtarinë e një grupi të OJQ-ve, të regjistruar nga qytetarë serbë në Republikën e Kosovës, e të cilët në mënyrë periodike vizitojnë Brukselin për të jepur anën e tyre se si i shohin zhvillimet në Kosovë, e që janë të dëmshme për imazhin e Kosovës”, ka thënë tutje Vokrri.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika