Zv.ministri Tafarshiku: Qeveritë e kaluara janë kujdesur për ngritjen e pagave të veta, s’e kishin fokusin te qytetarët

Ali Tafarshiku, zv.ministër i Zhvillimit Rajonal, për diskutimet mbi ndarjen e buxheit për komunat, ka thënë se është fatkeqësi të poletizohet çdo destinim i buxhetit të republikës sipas qëllimeve politike të subjekteve politike

Ali Tafarshiku, zv.ministër i Zhvillimit Rajonal

Ali Tafarshiku, zv.ministër i Zhvillimit Rajonal, për ndarjen e buxhetit për investime kapitale në komuna, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo temë ka bërë shumë zhurmë dhe se është fatkeqësi që të politizohet si çështje.

“Është fatkeqësi që të poletizohet çdo iniciativë ose çdo destinim i buxhetit të Republikës sipas qëllimeve politike të subjekteve politike. Megjithatë, është fat i mirë për të gjithë qytetarët që buxheti i shtetit po shkon aty ku duhet, e dimë mjaftë mirë se në vitet e kaluara na kanë sjellur një përvojë të hidhur kur kemi diskutuar për ndarjet buxhetore”, ka thënë Tafarshiku.

Tafarshiku ka thënë se qeveritë e kaluara janë kujdesur për ngritjen e pagave të veta, përderisa në investimet kapitale, në subvencionimin e drejtëpërdrejtë të qytetarëve, ka pasur shumë pak fokus për trajtim të mirëfilltë.

“Në aspektin e ndarjeve buxhetore për vitin 2024 është shumë me interes që një pjesë e buxhetit, përveç investimeve kapitale, i kemi edhe grantet për komunat. Në këtë rast, mbi 650 milionë euro që shkojnë si grante për komunat e Republikës së Kosovës. Tashmë cilat komuna përfitojnë ose cilat komuna mund të mbesin pa grante, ne e dimë mjaftë mirë se janë indekset që masin përformancën e komunave…”, ka thënë zv.ministri i Zhvillimit Rajonal.

Mes të tjerash, ai ka bërë të ditur se penalizohen ato komuna që kanë një opinion negativ në raportin e Autoditorit, penalizohen për mospërfitim nga granti i performancës, që administrohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika