Zyra e BE-së në Kosovës u bën thirrje partive: Respektoni vendimin e Kushtetueses

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar nga partitë politike që t’i përmbahen plotësisht këtij vendimi dhe të punojnë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Në një postim publik, BE-ja thekson se Gjykata Kushtetuese ka dhënë sqarime të rëndësishme mbi procesin dhe se është e domosdoshme që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të vazhduar me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika