Zyrtari thotë se zyrtarët e lartë amerikanë po këshillojnë Ukrainën të presë në ofensivë

Një zyrtar i lartë i administratës Biden ka thënë se zyrtarët e lartë amerikanë janë duke këshilluar Ukrainën që të ndalojë fillimin e një ofensive të madhe kundër forcave ruse

Foto: Reuters

Një zyrtar i lartë i administratës Biden, të premten e 20 janarit, ka thënë se zyrtarët e lartë amerikanë janë duke këshilluar Ukrainën që të ndalojë fillimin e një ofensive të madhe kundër forcave ruse derisa të vendoset furnizimi i fundit i armatimit amerikan dhe të sigurohet trajnimi.

Duke folur para një grupi të vogël gazetarësh në kushte anonimiteti, zyrtari ka thënë se Shtetet e Bashkuara po mbaheshin në vendimin e tyre për të mos ofruar tanke Abrams në Ukrainë në këtë kohë, mes një polemike me Gjermaninë mbi tanket.

Zyrtari ka shtuar se bisedimet e SHBA-së me Ukrainën për çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin e sigurimit që ukrainasit t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme fillimisht stërvitjes mbi armatimin më të fundit të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara, të enjten kanë njoftuar se do të dërgojnë qindra automjete të blinduara në Ukrainë për t’u përdorur në luftë.

Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk të Ukrainës ka potencuar se gjatë kësaj kohe moti i keq i dimrit i ka penguar luftimet në vijat e frontit, megjithëse një goditje e ftohtë që ngrin dhe ngurtëson tokën mund t’i hapë rrugën secilës palë për të nisur një ofensivë me pajisje të rënda.

Tutje zyrtari ka potencuar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë në këtë moment të dërgojnë tanke Abrams në Ukrainë, sepse ato janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u mirëmbajtur.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mohuar të premten se Berlini po bllokonte në mënyrë të njëanshme dërgesën e tankeve kryesore të betejës Leopard në Ukrainë, por ka shtuar se qeveria ishte gati të lëvizte shpejt për t’i dërguar ato nëse kishte konsensus midis aleatëve, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika