25 vjet nga Masakra e Rogovës, Kurti: Plagët e krimeve që nuk vjetrohen

"Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te çlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore"

Janë bërë 25 vjet nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftërat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të këtij fshati. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Po ashtu, në këto data, kujtohen edhe të rënët e tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

E në këtë përvjetor ka shkruar edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka thënë se përvjetorët na i përtërijnë plagët e plagët e krimeve nuk harrohen.

“Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen.

Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i fal krimet e kryera nga Serbia.

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25-vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te çlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore.

Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Të monumentalizuar në historinë e re të Kosovës, një çerek shekulli më pas i kujtojmë me emrat e tyre të rënët në ato ditë janari: Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka përfunduar Kurti.

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika