4 orë pritje në pikën kufitare në Merdarë

Përgjatë të dielës, numri i pritjeve dhe kolonave në pikat kufitare të Kosovës është rritur dukshëm

Ilustrim

Deri në katër orë kanë arritur pritjet në dalje nga pika kufitare në Merdarë, duke bërë që radha e automjeteve të arrijë deri në një kilometër, gjë e cila nuk raportohet të ketë ndodhur në hyrje.

Fluksi i pikave kufitare në Kosovë ka vazhduar edhe të dielën e 14 korrikut.

Në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet në dalje janë deri në një orë gjersa radha e kolonave ka arritur deri në 500 metra.

Ndërkaq, në hyrje pritjet janë deri në 15 minuta.

Nga ana tjetër, në Jarinjë, në dalje kolonat arrijnë deri në 60 metra. Njëherësh në Mutivodë, kolonat arrijnë deri në 50 metra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika