555-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut

Të martën e 17 janarit, u shënua 555-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot - Skënderbeu, i cili vdiq në moshën 63-vjeçare

Gjergj Kastriot - Skënderbeu

Më 17 janar të vitit 1468, ka vdekur luftëtari, diplomati e heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, në moshën 63 vjeç.

Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, ishin rënduar nga veprimtari e negociata jashtë dhe beteja pa pushim brenda vendit.

Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin.

Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Por ishte vdekja e Skënderbeut, që shqiptarët i braktisën të gjitha shpresat.

Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu ishte dhe udhëheqës ushtarak arbër, që në fillesë ka luftuar për Perandorinë Osmane dhe më pas ka drejtuar një kryengritje kundër saj.

Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Skënderbeu arriti të pushtonte Krujën, duke përdorur një letër të falsifikuar të sulltanit dhe vari në heshtë zyrtarët e kapur osmanë që refuzuan të pagëzoheshin si krishterë.

Në vitin 1444, i priu Lidhjes së Lezhës. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë sesa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10 mijë vetash e tij, luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara.

Heroi Kombëtar i Shqipërisë, i cili vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të,  ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Gjergj Kastriot Skënderbeu ka vdekur në moshën 63-vjeçare dhe konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore, si heroi që pengoi Perandorinë otomane ta pushtonte Perëndimin e Evropës.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika