64 faqe aktgjykimi për vrasjen e Tetajt, palët pritet t’i drejtohen Apelit

Në 64 faqe, trupi gjykues në Pejë, ka arsyetuar vendimin për dënimin e Shaban Gogajt me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt. Aktgjykimin e plotë e ka siguruar RTV Dukagjini, ku mes tjerash përmenden edhe sfidat që kaloj ky proces ndër vite

Gjykata e Apelit

64 faqe është aktgjykimi i plotë që trupi gjykues e ka shkruar në rastin e dënimit të Shaban Gogajt, për vrasjen e Agonis Tetajt.

Megjithëkëtë, në ato faqe nuk ka më shumë detaje, në pjesën e arsyetimit që u dha në shpalljen e vendimit në Gjykatën Themelore të Pejës.

Në aktgjykimin të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, në mbi 30 faqe janë të përshkruara dëshmitë e dëshmitarëve, që janë dëgjuar gjatë procesit gjyqësor.

Aty janë shpjeguar edhe të gjitha sfidat që kaloj ky proces, derisa në faqet e fundit jepet edhe vlerësimi ligjor i trupit gjykues, që ka bërë që Gogaj të dënohet me 7 vjet e gjysme burgim, për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, e jo për vepër “vrasje e rëndë”.

Ndër të tjera aty thuhet se prokuroria nuk kishte ofruar prova të reja, që i akuzuari të shpallej fajtor për vrasje të rëndë.

“Në rastin konkret bazuar në të lartcekurat, gjykata nuk ka kompetencë të veproj në dëm të akuzuarit Shaban Gogaj, andaj dilemat apo mëdyshjet lidhur me veprimet e prokurorit në raport me aktakuzën dhe rikualifikimin është dashur ti interpretoj në favor të akuzuarit. Andaj, gjykata ka vendosur që i akuzuari Shaban Gogaj duhet të shpallet fajtor për vepër penale të vrasjes nga pakujdesia konform neni 181 te KPRK-se, (pra merr për bazë rikualifikimin e veprës nga prokuroria në favor të akuzuarit me dt.16.03.2021), dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KPRK-së. Vepra këto për të cilat i akuzuari Shaban Gogaj i ka pranuar”, thuhet faqe 63 në aktgjykim.

Gogaj, i cili në fillim të procesit ishte duke u gjykuar për vrasje nga pakujdesia, u përball me akuzat për vrasje të rëndë, pasi u bënë publike video incizimit e momentit të vrasjes, që nxiti reagimin e të gjitha institucioneve.

Sipas trupit gjykues, për vendosjen e dënimit, janë marr parasysh rrethanat lehtësuese e ato rënduese.

“Gjykata konform nenit 73 dhe 74 të KPRK-së ka vlerësuar rrethanat për dënimin në raport me veprat penale të përcaktuar me dispozitat ligjore të cekura më lartë dhe dënueshmërin e tyre. Për të akuzuarin Shaban Gogaj ka vlerësuar se i njëjti në kohën e kryerjes së veprës penale ishte i moshës së re, kishte moshën 18 vjet e katër muaj e tri ditë, shprehjen e keqardhjes. Nga rrethanat rënduese ka vlerësuar mënyrën dhe vendin ku i akuzuari ka kryer veprat penale, se i njëjti kishte shtënë me armë në vendin e punës ku kishte privuar nga jeta viktimën Agonis Tetaj në vendin e tij të punës duke kryer detyrat e tij të punës, pa pasur ndonjë të keqe nga ai, si dhe faktin se e perdorë armën i vetëdijshëm se nuk është në ndonjë poligon apo vend gjuetie, por ka qenë në vende të punës ku me se paku pritej të përdorej arma”, thuhet po ashtu në faqen 663 në aktgjykim.

Në këtë aktgjykim, është shkruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor, procesi u pengua nga Oda e Avokatëve, të cilët pas përjashtimit të Besnik Berishës nga rasti, refuzuan për rreth 1 vit të lejojnë avokat tjetër të caktohet sipas detyrës zyrtare.

Agonis Tetajt u vra në vendin e tij të punës gjatë shtatorit të vitit 2018, derisa aktgjykimi për dënimin e Gogajt, u shpall në tetor të këtij viti.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me të cilin Goga u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim, palët kishin paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika