85 për qind e të dhunuarve gjatë tre viteve të fundit kanë qenë të mitura

Nga 228 raste të dhunimit sa janë kryer në Kosovë gjatë tre viteve të fundit, 85 për qind prej tyre janë të mitura sipas një raporti të EULEX-it. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se numri i aktakuzave është shumë i vogël në krahasim me këto shifra, ndërkaq njohës të legjislacionit tregojnë se dënimë maksimal për dhunimin e të miturave është 25 vjet burgim

Pamje nga protesta

Se dhunimi seksual si akt makabër po ndodhë në Kosovë është vërtetuar nga rastet shpeshta të raportuara.

Por, një raport i EULEX-it, nxjerrë të dhëna shqetësuese në tre vitet e fundit për këtë dukuri, kur në pyetje janë statistikat për të miturat.

Për tre vitet e fundit pa u përfshirë këtu viti 2022, janë denoncuar 228 raste dhunimi, ku nga to 85 për qind viktimat janë të mitura.

Ndërkohë, brenda kësaj periudhe kohore janë kryer edhe 245 ekzaminime klinike, për të vërtetuar rasatet e dhunimit ndaj viktimave.

Këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë, Nazlie Bala thotë se ky numër i madh i rasteve nuk përkon me aktakuzat e dënimet e shqiptuara.

Nazlie Bala

“Shumë pak në krahasim me numrin e raportuar, numri i aktakuzave të ngritura është shumë më i vogël, ndërsa numri i vendimeve të cilat janë marrë, kryesisht në bazë të aktakuzave, janë vendime mos të them kështu skandaloze, por vendime shqetësuese”, Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë.

Por, ani pse ky raport thotë se numri i dhunimeve çdo vit është në rritje nga Policia e Kosovës thonë se ka ulje të numrit të kësaj dukurie.

“Ju përcjellim të dhëna të përgjithshme të të gjitha grupmoshave për rastet e veprës “Dhunim”, për vitin 2021 dhe periudhën krahasimore janar-korrik 2021-2022, ku vërehet se ka rënie të theksuar të rasteve të kësaj natyre. Viti 2021-102 raste, Janar – Korrik 2021 -59 raste , Janar –  Korrik 2022 , 41 raste”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Foto ilustrim

Nga ana tjetër Fjolla Muqaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, thotë se institucionet kanë dështuar të mbrojnë mbi të gjitha moshat minore.

Fjolla Muqaj

“Rasti i fundit ka ndodhë në park, domethënë nuk po flitet rreth asaj qysh me u kriju siguri në parqe, në shkolla, në rrugë por po flitet qysh mos me lënë, mos me dalë gjatë natës mos me nejt gjatë, me pas kujdes, u shtu frika ende më shumë”, Fjolla Muqaj, nga Kolektivi për Veprim Feminist.

Edhe pse, protesta si ajo e djeshmja ka sjellur frustrim e ka bërë që të kërkohet burgim i përjetshëm për të dyshuarit, duket se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Kjo sipas avokatit Arbër Jashari i cili thotë se dhunimi maksimalisht dënohet me 25 vite burgim, e krejt më pak kur dhunuesit janë të mitur.

Arbër Jashari

“Dënimi maksimal për të mitur është 5 vite burg, ligji ka paraprë që në raste  kur viktima është i mitur edhe dënimi është shumëfish më i lartë, në rrethana si këto që ka ndodhur, në rastin për të cilin po flasim, minimumi i dënimit është 10 vite burgim, ndërsa maksimumi deri në 25 vjet”, ka deklaruar Jashari.

Përndryshe kodi penal për veprën e dhunimit në rastet kur kryerësi i krimit është nën moshën 16 vjece, nuk parashihet dënim me burg, sanksionet janë të tjera sipas ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika