9 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen për Telekomunikacionin, marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se “marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”

Edhe ministri i Jashtëm i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshjet “janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” dhe se “asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.Pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare kanë insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera.

Por, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se asociacioni do të ketë kryetarin e vet, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin.

Sipas tij, asociacioni do të vendosë për katër çështjet e marrëveshjes së Brukselit: shëndetësinë, shkollimin, planifikimin rural dhe urban, zhvillimin ekonomik, duke shtuar se Serbia do ta ketë të drejtën ta financojë këtë asociacion, pa paguar tatime apo taksa./KP

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika