Guterres: Armëpushimi në Ukrainë duket i pamundur aktualisht

Mariupol, Ukrainë

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në Ukrainë një armëpushim për qëllime humanitare nuk duket i mundur aktualisht.

Sipas Guterres-it, Kombet e Bashkuara i kanë propozuar Rusisë armëpushime lokale dhe mundësinë e evakuimit të civilëve, por se ende janë duke pritur një përgjigje nga Moska.

“Për momentin një armëpushim për qëllime humanitare në Ukrainë nuk duket i mundur’’.

“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të garantuar evakuimin e civilëve”, ka thënë për media Guterres, të mërkurën.

Që kur Rusia ka nisur invazionin mbi Ukrainën më 24 shkurt, mijëra civilë janë vrarë dhe rreth 11 milionë ukrainas, më shumë se një e katërta e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa jashtë Ukrainës kanë arritur të dalin katër milion qytetarë.

Ai ka thënë se lufta po nxit një krizë tredimensionale – të ushqimit, energjisë dhe financave – që po godet disa nga njerëzit, vendet dhe ekonomitë më të cenueshme të botës.

36 vende mbështeten në Rusinë dhe Ukrainën për më shumë se gjysmën e importeve të grurit të tyre – duke përfshirë disa nga vendet më të varfra dhe më të cenueshme të botës.

”Dhe e gjithë kjo vjen në një kohë kur vendet në zhvillim tashmë po luftojnë me një sërë sfidash që nuk janë bërë prej tyre – pandemia COVID-19, ndryshimet klimatike dhe mungesa e qasjes në burimet e duhura për të financuar rimëkëmbjen në kontekstin e pabarazive të vazhdueshme që janë në rritje”, ka thënë ndër të tjera Guterres.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika