Bislimi dhe Nagavci zhvillojnë takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci janë takuar me me organizata të shoqërisë civile. Në këtë takim është diskutuar për prioritetet që rrjedhin nga Agjenda Evropiane e Reformave si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me organizata të shoqërisë civile





Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë zhvilluar takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile.

Zëvendëskryeministri Bislimi në këtë takim ka thënë se si Qeveri i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të japë kontribut si në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave.

“Bashkëpunimi ynë bazohet në mirëbesim dhe përkushtim reciprok ndaj reformave, pjesëmarrje të rregullt të të dyja palëve, bashkëpunim të rregullt dhe gjithëpërfshirës si dhe konkretizim në fusha sektoriale specifike”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Tutje në këtë njoftim thuhet se përmes këtij takimi synojnë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

Në takimin e Bislimit dhe Nagavcit me organizata të shoqërisë civile është diskutuar për prioritetet që rrjedhin nga Agjenda Evropiane e Reformave si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit.

“Procesi i Integrimit Evropian është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizim e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, bazuar në arritjet tona, llogarisim në përkrahjen e shoqërisë civile në arritjet sektoriale duke qenë se këtë vit do të aplikojmë dhe për anëtarësim në BE, me synim marrjen e statusit kandidat. Prandaj u ftuan akterët pjesëmarrës për bashkëpunim si në monitorim dhe zbatim të reformave po ashtu edhe në aktivitete të diplomacisë publike që do të kemi mundësi t’i organizojmë së bashku”, vijon njoftimi.

Mes tjerash në njoftim thuhet se takimet e radhës gjatë nëntorit dhe dhjetorit planifikohen të mbahen në fushën e punësimit, çështjet sociale dhe energji.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika