Arrin në 40 numri i të vdekurve nga shpërthimi i minierës në Turqi

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i minierës së qymyrit në Turqi është rritur në 40. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën e 15 tetorit, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu

Foto: The Guardian





Rreth dyzet njerëz deri tani kanë mbetur të vdekur, pas shpërthimit të minierës së qymyrit në Turqinë veriore.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se 58 njerëz janë shpëtuar nga miniera, ndërsa 11 punëtorë të minierës janë të lënduar dhe po trajtohen nëpër spitale, shkruan BBC-ja.

“Pesëdhjetë e tetë nga minatorët ishin në gjendje të dilnin të padëmtuar. Ne vlerësojmë se 15 nga minatorët tanë janë poshtë dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë”, ka thënë Soylu.

Në kohën e shpërthimit, në minierë kanë qenë rreth 110 persona, gjysma e tyre ishin në thellësi më shumë se 300 metra.

Por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe prokuroria po vazhdon hetimet.

Gjithashtu, edhe ekuipazhet e urgjencës janë duke punuar vazhdimisht, për të arritur më shumë të mbijetuar.

Shpërthimi i minierës turke lë 28 persona të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika