Presidenti iranian fajëson Bidenin për nxitjen e “kaosit dhe terrorit” në Iran

Presidenti i Iranit gjatë ditës së dielë e ka fajësuar presidentin amerikan, Joe Biden, për nxitjen e "kaosit, terrorit dhe shkatërrimit" në Iran, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA

Presidenti iranian Ebrahim Raisi

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, fajësoi të dielën homologun e tij amerikan për nxitjen e “kaosit, terrorit dhe shkatërrimit” në Iran, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, mes protestave që kanë tronditur vendin gjatë katër javëve të fundit.

“Presidentit amerikan, i cili i lejon vetes përmes komenteve të tij të nxisë kaos, terror dhe shkatërrim në një vend tjetër, duhet t’i kujtohen fjalët e përjetshme të themeluesit të Republikës Islamike, i cili e quajti Amerikën shejtanin e madh”, tha Raisi, shkruan Reuters.

“Irani duhet t’i japë fund dhunës kundër qytetarëve të vet thjesht duke ushtruar të drejtat e tyre themelore,” tha presidenti amerikan Joe Biden të shtunën.

Ndërkaq, gjatë ditës së dielë në mediat ndërkombëtare është raportuar se rreth katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit në burgun Evin të Iranit, sipas një agjencie shtetërore iraniane të lajmeve.

Katër persona të vdekur dhe 61 të plagosur në burgun famëkeq të Iranit

E gjithë kjo ngjarje që e ka kapluar Iranin po ndodh pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia, për të cilën zyrtarët kanë thënë se ka vdekur nga një atak në zemër, por familja e saj e ka kundërshtuar këtë duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit.

Iran: 133 persona u vranë në protestat pas vdekjes së Mahsa Amini

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika