Kurti: Qeveria jonë ka ndarë buxhetin më të madh në histori për FSK-në

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhetin më të madh në historinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se buxheti i FSK-së është rritur për 52 për qind, nga 63 milionë euro sa ishte vitin e kaluar, tashmë sipas tij, është 102 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e 24 tetorit në Kuvendin e Kosovës për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për vitet 2022-2027, ka thënë se është e dyta me radhë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Qeverisë ka thënë se kjo është strategjia ombrellë e sigurisë së Kosovës, e cila paraqet mundësinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se me anë të kësaj strategjie, i është dhënë vëmendje e veçantë institucioneve të sigurisë.

“I kemi rritur 52 për qind buxhetin për forcën e sigurisë së  Kosovës, 63 milionë sa ishte vitin e kaluar, tashmë është 102 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhetin më të madh në historinë e forcës së sigurisë së Kosovës, duke e përafruar si shifër me vendet e NATO-s.

“Ky buxhet me lartësinë e tij është vendosje e një standardi të ri, për trajtimin që i bën Kosova forcave të saj armatosura dhe duhet të bëjë në të ardhmen”.

Ai ka falënderuar të gjithë ata kanë kontribuuar në fondin e sigurisë së Kosovës dhe ata që kanë vullnet të kontribuojnë përsëri.

Ndërkaq, kryeministri ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe rajonit.

“Kjo strategji mundëson mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial, ruajtjen e sigurisë, integrimin në struktura euroatlantike”.

Siç ka theksuar Kurti, kjo strategji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet shtetërore dhe i është nënshtruar konsulimit të brendshëm e të jashtëm.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika