Si të gjeni një iPhone të humbur?

Pasi të keni humbur telefonin tuaj iPhone ka disa mënyra për të gjetur atë përseri. Mënyra më e mirë është duke përdorur aplikacionin Find My iPhone, që ka disa mënyra për të gjetur telefonin përmes këtij aplikacioni

Fotoilustruese

Nëse keni humbur telefonin tuaj iPhone, ka disa mënyra apo hapa që duhet ndjekur për të rigjetur atë.

Hapi i parë

Fotoilustruese

Hapi i parë është duke përdorur Find My iPhone, i cili është aplikacion që mund të instalohet në iPhone. Atëherë duhet të instaloni këtë në një pajisje tjetër dhe pastaj në atë pajisje duhet të hapni iCloud’in të cilin e keni pasur në telefonin që ju ka humbur.

Hapi i dytë

Fotoilustruese

Hapi i dytë është të hyni me Apple ID tuaj aty, pra shënoni Apple ID dhe fjalëkalimin tuaj që i keni pasur në telefonin e humbur.

Hapi i tretë

Fotoilustruese

Hapi i tretë është të zgjedhni iPhone, që është iPhone juaj në këtë rast. Në momentin që ju zgjedhni iPhone do të ju shfaqet një hartë. Nëse telefoni është fikur, apo i ka mbaruar bateria, atëherë ju tregon vendndodhjen e fundit të telefonit tuaj.

Hapi i katërt

Fotoilustruese

Hapi i katërt është të shtypni butonin Veprimet, që ndodhet në pjesën e poshtme të ekranit.

Hapi i pestë

Fotoilustruese

Hapi i pestë është të shtypni butonin “Play Song”, pra luaj tingullin. Nëse celulari juaj që ka humbur është afër atëherë do të lëshohet një tingull dhe ju do ta keni më të lehtë për të gjetur celularin.

Hapi i gjashtë

Fotoilustruese

Hapi i gjashtë është të shtypni butonin “Lost Mode”, apo modaliteti i humbur, që gjendet poshtë në qendër të ekranit. Ky buton mund të përdoret atëherë kur ju mendoni se telefonin tuaj e ka dikush tjetër, apo është vjedhur. Kur ju e shtypni butonin, nëse dikush e ka telefonin tuaj atëherë do të ju vijë një email që do të ju ndihmojë të gjeni telefonin tuaj cellular.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika