Tentim vrasje në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit një person nga Podujeva është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për tentim vrasje ndaj një personi tjetër

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më datën gjashtë gusht të vitit 2022, kurse është raportuar më 27 tetor të po këtij viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se më 27.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një rast tjetër i cilësuar nga Policia e Kosovës si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë.

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Policia pastaj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka gjetur dy gëzhoja të armës AK-47, derisa kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika