Protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, pas tensioneve të krijuara gjatë mbrëmjes mes tyre dhe Policisë së Kosovës.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen dhe të rikthehen nesër në ora 09:00 për të vazhduar protestën.
Pas thirrjes së Gucatit, një pjesë e protestuesve kanë nisur të largohen nga sheshi.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione, përdorim të gazit lotsjellës nga Policia dhe hedhje të mjeteve piroteknike nga protestuesit.
