Presidentja kryen ndërhyrje në spital privat, kritikohet nga mjekët e qytetarët

Presidentja e Kosovës ka kryer një intervenim kirurgjik në një nga klinikat private në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë reagim nga kolegjiumi i kirurgëve të Kosovës. Derisa presidenca hesht, qytetarët shprehen të zhgënjyer se si ata në mungesë kushtesh duhet të zgjedhin institucionet publike sepse nuk mund t’i përballojnë çmimet e atyre private

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në QKUK

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti, prandaj në këta muaj të fundit të vitit ku deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin, bëjë thirrje që asgjë mos të jetë më prioritet për ndarjen e buxhetit se sa shëndetësia”.

Kjo është deklarata e Presidentes së Kosovës për rëndësinë e institucioneve shëndetësore publike por Vjosa Osmani vetëm dy javë pas ka vendosur që vet të trajtohet në një klinikë private.

Të mërkurën në mbrëmje Zyra e Presidentes njoftoi se ajo ka kryer një intervenim kirurgjik, megjithëse pa dhënë shumë detaje ku u bë kjo.

Thanë se Presidentja ka pasur ndërhyrje të lehtë kirurgjike ose heqjen e tëmthit, e njohur si idhëza dhe se përkohësisht siç e parasheh Kushtetuta, ia ka bartur kompetenca kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Por, lajmi se e para e vendit ka zgjedhur të trajtohet në klinikë private e jo në institucione shtetërore ka zhgënjyer mjekët.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, Ferat Sallahu, ka treguar për televizionin se një intervenim i tillë, në klinikën e tyre bëhet prej më shumë se dy dekadash.

“Ky operacion kryhet nga 12 nëntori I vitit 1999,  kur e kemi marr laparaskopin e parë donacion. Ndoshta jemi e vetmja  qendër  në rajon që kemi qendër të laporaskopisë,  vetëm për këtë çështje. Anashkalimi që ju është bërë institucioneve shtetërore është e papranueshme. Ne bëjmë sakrificë që të ngrisim cilësinë dhe anashkalimi nga zyrtarët e lartë ka qenë një zhgënjim i madh tek ne. Operacioni që e ka bërë Presidentja,  secili kirurgë këtu e kish bërë”, ka theksuar Sallahu.

Duke shtuar se ky nuk është rasti i parë, që politikanët kosovarë zgjedhin klinikat private para atyre shtetëror, drejtori thotë se tek intervenimi  i Presidentes, do të duhej të merrej miratimi i një grupi specialistësh.

“Anashkalim prej politikanëve shpesh here kanë bërë. Duke e njoft Prsidenten,  s’kisha besu që e kish bë një intervenim të tillë në  privatë. Qasjet kirurgjike me anestezion të përgjithshëm duhet të formohet kolegjiumi i mjekëve, pasi mund të ketë pasoja”, ka shtuar ai.

Intervenimi i Presidentes në një klinikë private, zhgënjeu edhe qytetarët.

Ata që sot po qëndronin para klinikave në QKUK-së, thonë se nuk kanë para për trajtim në institucione shëndetësore private.

“Shoqen e kamë këtu,  mirë po e trajtojnë, ndoshta Presidentja ka mundësi,  në s’kem mundësi më shku në privat. S’kam çka më ba, mirë nuk është ajo më shku në privatë e ne në të shtetit”, është shprehur Rexhepi.

“Këta privatë po kanë pare dhe po i bajnë. Nuk është mirë ajo,  nëse dojmë me forcu shtetin duhet edhe operimin me ba këtu, pasi për këtë shtet jemi mundu na”, ka deklaruar Mustafa.

Televizioni ka pyetur Zyrën e Presidentes së Kosovës pse ajo ka zgjedhur që intervenimin ta kryej në institucion privat para atij publik por askush nuk ka kthyer përgjigje për këtë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika