Zekaj: Dënimi për infermieret në Pejë mund të jetë deri në tri vite burgim

Avokati Yll Zekaj, ka thënë se dënimi për infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë në Qendrën për të Moshuarit "Orenda", mund të jetë deri në tri vite burgim, bazuar në kodin penal të Republikës së Kosovës

Avokati, Yll Zekaj





Avokati Yll Zekaj, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për dënimin prej 30 ditëve paraburgim për tre infermieret e Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë ka thënë se ky denim ka qene i pritshëm.

“30 dite paraburgim janë masë për siguri për të pandehurat që në këtë periudhë kohore prokurori ka kohë t’i kryejë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë Zekaj.

Ndërsa për masën e denimit në fjalën e fundit të Gjykatës, Zekaj është shprehur se vepra penale e sulmit në kodin penal të Republikës së Kosovës përcakton dënimin deri në një vit denim.

“Por kur viktima hyn ne kategorinë e viktimave të ndjeshme në kuadër të moshës ose gjendjes psiko-fizike, atëhere ligji ka paraparë denim prej tri vitesh burgim”, shtoi avokati Zekaj.

Zekaj ka shtuar tutje se mund të ketë dhe viktima të tjera, të cilat nuk kanë qenë të njohura deri më tani, por tani nga hetimet mund te del se ka dhe viktima tjera.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika