Bërnabiq: Qeveria është me serbët e Kosovës, ata duan zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Qeveria serbe qëndron me serbët e Kosovës të cilët sipas saj duan “vetëm” zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq





Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas njoftimit për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Serbisë qëndron me ta sepse të njejtit sipas saj duan zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Ajo ka theksuar se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, duke vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës, mbrojnë të drejtën e tyre ndërkombëtare.

“Qeveria e Serbisë mbetet e vendosur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe qëndron pranë popullit tonë të guximshëm dhe dinjitoz në Kosovë, i cili dëshiron vetëm zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, është shprehur Bërnabiq, shkruan Tanjug.

Ndryshe, zyrtarë të Policisë së Kosovës, policët serbë, janë parë duke i zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, lista serbe është dorëhequr prej çdo institucioni qendror, lokal e gjyqësor.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Në këtë takimin me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika