Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të krimeve të rënda, të përfshirë 14 persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për shënjestrimin e një rast të ri për krime të rënda, në të cilin, janë përfshirë 14 persona për veprën penale “Shpëlarja e parave”

Prokuroria Speciale e Kosovës





Të hënën e shtatë nëntorit, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka shënjestruar një rast të ri të krimeve të rënda, ku janë të përfshirë 14 persona.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, këtë të hënë.

“Kanë shënjestruar një rast të ri me katërmbëdhjetë persona”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Skema”, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika