Klopp: Jam absolutisht krenar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp flet pas fitores në gjysëmfinale

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për fitoren e gjysëmfinales së Kupës FA të ekipit të tij ndaj Manchester Cityt. Ndeshja e cila është zhvilluar të shtunën në stadiumin Wembley, ka përfunduar me rezultat 3-2 për Liverpoolin, kështu duke i siguruar, këtij të fundit, një vend në finale.

Skuadra e Klopp ka kryesuar me rezultat 3-0 në pjesën e parë, falë golave ​​të Ibrahima Konate me kokë dhe dygolëshit të Sadio Mane. Lojëtari i Manchester City, Jack Grealish, ka shënuar në fillim të pjesës së dytë, por goli i vonë i Bernardo Silva, ishte shumë pak i vonuar për skuadrën e Pep Gardiolës.

Klopp, i kënaqur, ka shprehur krenarinë e tij përmes BBC.

“Oh absolutisht krenar, është e pabesueshme. Mendoj se pjesa e parë ishte një nga më të mirat që kemi luajtur ndonjëherë”, ka thënë Klopp për BBC Sport.

“Ne e respektojmë shumë Cityn, dhe është shumë e vështirë të fitosh kundër tyre. Por, për shkak se i kemi këta djem në dhomën e zhveshjes, ne kemi një shans”, ka thënë Klopp, i cili po e udhëheq Liverpoolin në finalen e FA Cup për herë të parë gjatë mbretërimit të tij.

54 vjeçari është trajner i Liverpoolit që nga viti 2015.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika