Dardanët përballë Ukrainës në futsall për kualifikimet e Botërorit 2024

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të zhvillojë të mërkurën e 9 nëntorit ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round”, për kualifikimet e botërorit 2024, që pritet të ndeshet me Ukrainën në Prishtinë, gjersa dardanët kanë theksuar se synojnë fitoren





Kombëtarja e Kosovës në futsall, do të zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Ndeshja, siç bën të ditur Federata e Futbolit të Kosovës, do të zhvillohet të mërkurën e 9 nëntorit, ku dardanët do të përballen me Ukrainën.

Kombëtarja e Kosovës në futsall priret nga Arben Simitçiu.

Ndeshja do të fillojë nga ora 17:00, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe hyrja për tifozët është falas.

FFK njashtu ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës në futsall ka tri ditë që po përgatitet për këtë ndeshje.

Simitçiu ka ftuar tifozët në sallë për të mbështetur lojtarët, gjersa ka shtuar se Kosova synon të befasojë Ukrainën, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërsa, Endrit Hajdini, lojtar, beson se ndeshja do të jetë me fat.

“Meqenëse loja luhet në Prishtinë bësoj në përkrahjen e fuqishëm të tifozëve. Shpresojmë në fitore, ngase e njohim kundërshtarin dhe e kemi analizuar në ndeshjen e kaluar”, ka thënë Hajdini për FFK-në.

FFK shkruan se kombëtarja synon ta mposhtë favoriten e grupit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika