Hoxha: Duhet të jemi këmbëngulës, dhe brenda kësaj këmbënguljeje, ministrat nuk do të udhëtojnë për Amerikë apo shtete të tjera

Ylli Hoxha, analist i ftuar në emisionin " Debat Plus" në RTV Dukagjin





Analisti, Ylli Hoxha, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, të mërkurën, ka folur lidhur me planin franko-gjerman, duke theksuar se Kosova duhet të jetë më këmbëngulëse, dhe sipas tij kjo këmbëngulje, mund të bëjë që ministrat të mos udhëtojnë për Amerikë apo shtete të tjera.

Sipas Hoxhës, ministrat duhet të ndjejnë gatishmërinë për ta bërë një gjë të tillë, sepse më vonë mund të ketë pasoja individuale, madje ka theksuar se mund të bjerë edhe qeveria.

“Ky është proces negociator me pasoja individuale, mund të bjerë edhe qeveria, mund të bjerë Kurti”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se “Kosova nuk duhet të jetë rigjide, duhet të jetë rigjide me dhënë sovranitet ndaj Serbisë, kjo duhet të jetë parimi me të cilin nisemi”, ka thënë Hoxha.

Hoxha, ndër tjera, ka thënë se shtyerja e vendimit për targat dhe fillimi i bisedimit për asociacionin janë çështje problematike.

“Kujt po ja japim atë asociacion, ndaj kujt, ndaj një Serbie prodhuese. Kosova do të mundë të bisedonte për një nivel të autonomisë së serbëve, por ne nuk mund t’ia japim një territor të Kosovës, Serbisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Hoxha ka thënë se çështja e targave nuk do ta prishë Kosovën me shtetet e tjera, e as shtetet e tjera me Kosovën.

 





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika