Kthehen transmetimet në qytetin Kherson të pushtuar prej kohësh

Autoritetet ukrainase kanë treguar se transmetimet kanë filluar të kthehen në qytetin jugor të Khersonit pas tetë muajsh që qyteti ishte pushtuar nga forcat ruse

Fotoilustrim Huazuar nga BBC-ja





Autoritetet kanë thënë se oficerët e policisë dhe transmetimet ukrainase po kthehen në qytetin jugor, Kherson, pas tërheqjes së trupave ruse pas më shumë se tetë muajsh pushtimi.

Shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, të shtunën, ka thënë në një postim në Facebook, se rreth 200 oficerë ishin në punë në qytet, duke ngritur pika kontrolli dhe duke dokumentuar prova të krimeve të mundshme të luftës.

Ekipet e policisë po punonin, gjithashtu, për të identifikuar dhe neutralizuar municionet e pashpërthyera, kurse një xhenier u plagos të shtunën teksa çminonte një ndërtesë administrative, ka thënë Klymenko.

Mbikëqyrësi i komunikimit i Ukrainës ka thënë se transmetimet kombëtare televizive dhe radio kishin rifilluar në qytet dhe një këshilltar i kryebashkiakut të Kherson ka thënë se ndihmat humanitare dhe furnizimet kishin filluar të mbërrinin nga rajoni fqinj i Mykolaiv.

Duke folur në TV ukrainas, këshilltari, Roman Holovnya, e përshkroi situatën në qytet si “një katastrofë humanitare”.

Ai ka theksuar se banorëve të mbetur u mungonte uji, ilaçet dhe ushqimi.

Kryetari i Khersonoblenergo ka thënë se energjia elektrike po kthehej “në çdo vendbanim në rajonin e Khersonit menjëherë pas çlirimit dhe marrjen e lejes së detyrueshme nga ushtria”, ka shkruar AP.

Zyrtarë të lartë të Kremlinit kanë njoftuar të mërkurën se forcat ruse po tërhiqeshin nga Kherson, i cili është një qytet kyç në Ukrainën jugore.

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas, Kherson. Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, ka thënë se nuk ishte më e mundur të ruheshin furnizimet për qytetin.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro,” ka thënë gjenerali Surovikin, në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë, raporton BBC.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse thanë se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik. I parë si një nga nxitësit kryesorë të okupimit të Khersonit, kishte paralajmëruar vetëm gjashtë ditë më parë se kishte “më shumë gjasa” që forcat ruse të kalonin në bregun lindor.

Rusia vendos të tërheqë trupat nga qyteti Kherson i Ukrainës

ShBA: Tërheqja e Rusisë nga Khersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

 





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika