Mot me diell dhe vranësira

Ditën e hënë të 14 nëntorit është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 4 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 17 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të hënën e 14 nëntorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakëta.

Në orët e mëngjesit mund të ketë vranësira të ulëta apo mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era pritet të fryejë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 4 deri në 18 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten prej 14 deri në 17 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe gjatë vikendit koha ishte e qëndrueshme ndërsa kohë pas kohe kishte edhe vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore kishte edhe borë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika