Përkujtohet regjisorja, Arzana Kraja, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta

Për nder të veprës së regjisores, Arzana Kraja është organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e tre vjetorit të ndarjes nga jeta. Në këtë organizim është vlerësuar lartë kontributi i regjisores në kinematografinë kosovare

Në ceremoninë përkujtimore të regjisores, Arzana Kraja

Në përkujtim të regjisores, Arzana Kraja e cila i ka lënë një mori veprash kinematografisë kosovare është organizuar një ceremoni përkujtimore ku u vlerësua lartë kontributi i saj si autore e filmave të shkurtër, dokumentarë, realizime të shumta televizive dhe filma të metrazhit të gjatë.

Bashkëpunëtorët e saj kanë theksuar se ikja e hershme e regjisores Kraja, pikërisht në kohën kur ishte në kulmin e pjekurisë artistike, ishte humbje e madhe për artin kosovar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij hyrëse ka thënë se puna e regjisores Kraja vlerësohet lartë.

Duke folur për kontributin e saj në kinematografi, ministri ka shtuar se ajo ishte pjesë e kineastëve tanë të suksesshëm dhe padyshim një prej anëtarëve shumë të denjë të valës së re të regjisorëve në sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vazhdën e ceremonisë përkujtimore është shfaqur filmi artistik i regjisores Kraja “Fusha e Mëllenjave”, i cili përmban në vete idealizmin e një ish të burgosuri politik, që është kthyer në vendlindje për të kuptuar të vërtetën e asaj kohe për tradhtinë që iu ishte bërë.

Përveç familjarëve, miqve dhe kolegëve në këtë organizim e pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika