Kosova përfituese e 21 projekteve në kuadër të programit Erasmus+

Kosova do të jetë përfituese e 21 projekteve nga programi i BE-së për arsim Erasmus+ për vitin 2022

Erasmus Plus





Kosova ka përfituar 21 projekte në vitin 2022 nga programi i Bashkimit Evropian, për fushën e arsimit, rinisë dhe sportit, Erasmus+.

Këtë e bëri të ditur koordinatorja e Zyrës për Kosovë, Mimika Dobroshi, e cila në një konferencë për media, njoftoi se për dallim nga vitet e kaluara e drejta për aplikim do të zgjerohet edhe për institucionet e tjera.

Programi Erasmus, është programi më i madh dhe i suksesshëm i arsimit të lartë në BE. Zyra Erasmus+ ekziston prej vitit 2015. Deri vitin e kaluar kanë pasur të drejtë të aplikimit vetëm institucionet e arsimit të lartë, prej këtij viti institucionet e tjera kanë të drejtë aplikimi, institucionet e arsimit profesional, publike dhe private, fusha e sportit dhe e rinisë, është një shtrirje e madhe e programit për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

“Numri i projekteve përfituese për vitin 2022 është 21 projekte nga fusha e arsimit të lartë dhe profesional. Po i presim rezultatet në fushën e sportit dhe rinisë. Temat kryesore përmes tyre që kanë përfituar janë ato të transformimit digjital, transformimi në agjendën e gjelbër, dhe gjithëpërfshirja në arsim”, ka vijuar Dobroshi.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po ashtu tha se programi Erasmus+ është një nga programet më të rëndësishme për Kosovën sa i përket fushës së arsimit.

Këtë vit Kosova e shënon rritjen më të madhe nga programi Erasmus plus. Këtë vit, Kosova e shënon rritjen më të madhe të përftimit nga programi Erasmus Plus, për thirrjen e vitit 2022, Kosova përfitoi 21 projekte, prej tyre 11 janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, 9 projekte në fushën e arsimit profesional”, ka deklaruar Nagavci.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili ishte i pranishëm në këtë konferencë për media, tha se programi Erasmus+ është programi më i suksesshëm i BE-së dhe se për 25 vjet i ka mbështetur miliona studentë e staf akademik.

Szunyog bëri të ditur se që nga viti 2015 deri në 2020, tre mijë e 880 studentë dhe staf akademik nga Kosova kanë udhëtuar në BE, në kuadër të këtij programi për arsim.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika