SHBA-ja në pritje të konfirmimit të informatave për sulmin në Poloni

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë se është në dijeni për raportimet në media, por nuk kanë konfirmim





Pentagoni ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportimet se dy raketa ruse kanë rënë në Poloni dhe shkaktuan vdekjen e dy personave.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë se është në dijeni për raportimet në media, por nuk kanë konfirmim.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet në media që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur brenda Polonisë në afërsi të kufirit me Ukrainën. Mund t’u them se nuk kemi informata në këtë dhe po shikojmë para”, tha Ryder.

Ndërkohë zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Kelly O’Donnell, për “NBC”, ka thënë po ashtu se nuk mund të konfirmojë informatën.

“Nuk mund të konfirmojmë raportimet, ne duhet të zbulojmë të vërtetën në terren. Zyrtarët e SHBA-së janë duke punuar për të zbuluar situatën”, ka theksuar O’Donnell.

Po shqyrtohen raportet e ngushta me Poloninë

Ndërkaq siç shkruan BBC-ja, I pyetur për zhvillimet e natës së sotme(15 nëntor) në Poloni, një zyrtar i NATO-s i ka thënë BBC-së se po shqyrtojnë raportet me aleatin e saj, Poloninë.

“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, ka shtuar zyrtari.

 





Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika