Senatori rus: Normalizimi i raporteve mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ndodhë “vetëm pas një ndryshimi në udhëheqjen e Ukrainës”

Senatori rus Konstantin Kosachev ka thënë se se "nuk pret asgjë të mirë nga regjimi aktual i Kievit” duke shtuar se çdo normalizim i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës mund "vetëm pas një ndryshimi në udhëheqjen e Ukrainës"

Senatori rus, Konstantin Kosachev





Një senator i lartë rus ka thënë se çdo normalizim i lidhjeve mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ndodhë “vetëm pas një ndryshimi në udhëheqjen e Ukrainës”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS ka njoftuar se senatori Konstantin Kosachev ka thënë për gazetën ruse “Argumenty i Fakty” se “nuk pret asgjë të mirë nga regjimi aktual i Kievit”.

“Ata janë të bllokuar në veprimet dhe ideologjinë e tyre të mëparshme. Ata nuk kanë liri të manovrimit”, ka thënë Kosachev, nënkryetari i Këshillit të Federatës, dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë.

Kosachev ka shtuar se beson që “çdo normalizim i mundshëm mund të ndodhë vetëm pas një ndryshimi të pushtetit në Ukrainë. Shpresojmë se procesi do të jetë kushtetues herën tjetër”, raporton CNN.

Seantori i lartë rus ka paralajmëruar se banorët në rajonet e Ukrainës, duke përfshirë Odesën dhe Dnepropetrovsk, “mund të ndryshojnë statusin e tyre, nëse autoritetet vazhdojnë t’i trajtojnë ata si terroristë ose separatistë dhe refuzojnë të angazhohen në dialog”, raportoi media shtetërore.

Senatori Kosachev ka potencuar se “kaq shumë mund të ndryshojë nëse Kiev pushon së foluri me gjuhën e pushtetit me ta”.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika