Stoltenberg: NATO do të vazhdojë të qendrojë me Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO nuk do të reduktojë përkrahjen e saj për Ukrainën, gjersa ka thënë se vetëm me mbështetje të Ukrainës do të arrihet një zgjidhje paqësore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO nuk do të reduktojë mbështetjen e saj për Ukrainën, derisa të arrihet një zgjidhje paqësore.

“Kështu që NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, ka thënë Stoltenberg.

Një gjë e tillë u bë e ditur në një konferencë  për shtyp të premten e 25 nëntorit, shkruan CNN.

Stoltenberg, duke folur në një takim përpara ministrave të jashtëm të NATO-s, ka thënë se shumica e luftrave përfundojnë me negociata, por sipas tij për të arritur në një zgjidhje paqësore duhet të mbështetet Ukraina.

“Shumica e luftërave përfundojnë me negociata.Por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Prandaj, mënyra më e mirë për të rritur shanset për një zgjidhje paqësore është mbështetja e Ukrainës”, ka thënë Stoltenberg.

Tutje, Stoltenberg ka theksuar se NATO ka ofruar karburant, pajisje mjekësore, pajisje dimërore dhe bllokues të dronëve.

Ai ka thënë se në takimin që do të mbahet në Bukuresht në fund të nëntorit ku do të jenë pjesëmarrës ministrat e jashtëm të NATO-s, do të bëjë thirrje që të ndihmohet Ukraina për të kaluar krizën.

 

 





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika